Flash News

KRYESORE

Kim Mehmeti: Edi Rama ka probleme mendore, Serbia si Irani

Kim Mehmeti: Edi Rama ka probleme mendore, Serbia si Irani

Shkrimtari Kim Mehmeti nuk i ka kursyer ofendimet kur ka folur për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I ftuar në emisionin “A Show” me Adi Krastën në “T7”, ai u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare ka edhe probleme mendore, e madje “nuk i ka të gjitha dërrasat në rregull”.

“Nuk mundet që një kryeministër t’i ketë të gjitha dërrasat në rregull dhe të tallet me qytetarët publikisht, ai është një përbuzës. Kryeministri i Shqipërisë është i lumtur përderisa ne merremi me të, sepse ai nuk dëshiron që ne të merremi me Shqipërinë”, u shpreh Mehmeti, duke shtuar.

Ai pyeti se si se si Shqipëria mund ta durojë një kryeministër të tillë.

“Si munden që një Shqipëri me profesorë dhe akademikë ta durojnë këtë kryeministër?”

Më pas u ndal edhe te nisma e “Mini-Shengenit” Ballkanik si edhe te takimi i Ramës me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë.

“Ai merret me Serbinë, ndërsa Serbia është e organizuar si Irani. Te kesh një kryeministër që këtë nuk e di, të merresh me një shtet që ndikohet nga kisha ortodokse sllave, dhe të pretendosh të bësh miqësi, t’i domethënë je mbi mesataren naiv”, përfundoi analisti.

Të fundit