Flash News

KRYESORE

Kim Mehmeti: Në Shqipëri politikanët nuk duan shtet, por luftojnë për pushtet

Kim Mehmeti: Në Shqipëri politikanët nuk duan shtet, por

Shkrimtari Kim Mehmeti është mjaft kritik me kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij nuk është fare serioz në qeverisjen e vendit. Ai mendon se Rama si qëllim ka vetëm që të mbajë pushtetin. Mehmeti flet edhe për konfliktin në Gjykatën Kushtetuese, ku sipas tij vetë fakti që një gjyqtare shkon dhe bën betimin në kafene, pasqyron gjithë realitetin.

“Në Shqipëri askush nuk është angazhuar që të bëjë shtet, por vetëm që të mbajë pushtet. Këta politikanët, pushtetarët e Shqipërisë të gjithë e dinë se si mbrohet pushteti, i dinë të gjitha intrigat, por asesi nuk e kuptuan edhe të shkojnë një hap tutje që të ndërtojnë edhe shtet.

Ky konflikti i fundit për Gjykatën Kushtetuese, kur gjykatësja që duhet ta mbrojë Kushtetutën shkon dhe bën betim në kafene kjo tregon çdo gjë. Kjo tregon që ajo do bëhet gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese në një vend ku kryeministri sillet sikur është drejtuesi i shtëpisë publike dhe jo i një shteti.

Kur je kryeministër, ti je kryeministër edhe i kadrinjve, edhe i avdallenjve, edhe i gjenive, nuk je vetëm ik të mençurve. Të pretendosh që të gjithë duhet të jenë të mençur sa ti, atëherë ti je më injoranti, sepse t’i nuk e kupton vendin ku je ulur. Ajo është injoranca më e madhe.”, tha Mehmeti në Ora News.

Të fundit