Flash News

KRYESORE

Kim Mehmeti për Ramën: Beson se po të mos ishte ai, çdo gjë do shkonte në ‘të s’ëmës’

Kim Mehmeti për Ramën: Beson se po të mos ishte ai, çdo

Kim Mehmeti, një nga shkrimtarët, publicistët, përkthyesit të mirë nga Maqedonia komenton aktualitetin politik në Shqipëri, e konkretisht është ndalur edhe te qeverisja e Edi Ramës.

Në një intervistë për gazetën “Dita”, Mehmeti e cilëson Ramën një burrështetas dhe mendjemadh

“Siç duket ai prej moti është shkëputur nga realiteti në të cilin jetoni dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ai çdo gjë do shkonte në ‘të s’ëmës’.

Burrështetasi i mirë nuk merret me atë sa populli e kupton atë, por sa ai i kupton të sunduarit e vet. Pastaj burrështetasit nuk maten nëpërmjet asaj sa atë e kupton populli, po sa ai di të drejtojë ambiciet kolektive. Dhe sa më shumë një burrështetas beson se të tjerët janë ata që nuk e kuptojnë atë, aq më shumë ai zhytet në baltën e vetëgënjimit se e përfaqëson mençurinë kolektive”, shprehet Mehmeti, i cili shton edhe më shumë kritikat ndaj tij, duke e cilësuar atë si një njeri arrogant.

“Arroganca është mbulesë e injorancës dhe e frikës se të tjerët do mund ta zbulojnë të vërtetën që e fsheh nga ata. Për Kryeministrin e Shqipërisë mund të thuash ç’të duash, përpos se është injorant. Andaj, siç duket, me arrogancën e vet ai don të fshehë diçka që është edhe më e keqe se injoranca për një burrështetas; frustracionet personale dhe mendjemadhësinë!”, thotë Kim Mehmeti.

Të fundit