Flash News

KRYESORE

Kim Mehmeti-Ramës: Gjuha shqipe do zyrtarizohet kur të ketë politikan shqiptar, që kur gënjen turpërohet!

Shkrimtari dhe mendimtari shqiptar Kim Mehmeti, nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili pak ditë më parë i atribuoi vetes meritat për avancimin e gjuhës shqiptare në Maqedoni.

Sipas Mehmetit, Rama gënjen kur thotë se në Maqedoni është zyrtarizuar gjuha shqipe.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, shqiptari që jeton në Maqedoni shkruan:

“Shqiptarët e LSDM-së, si dhe kryetari i kësaj partie maqedonase, lëvdohen se janë më të merituarit për ‘zyrtartrizimin’ e gjuhës shqipe në Maqedoni! Të njëjtën e thotë për vete edhe kryetari i BDI-së, ai që në të kaluarën, në çdo katër vite, e ‘zyrtarizonte’ gjuhën shqipe! Më në fund u paraqit edhe Kryeministri i Shqipërisë, i cili tha se ai dhe partia e tij janë më të merituarit për këtë sukses historik mbarëshqiptarë! E në të vërtetë, të gjithë gënjejnë: nuk është zyrtarizua, por është avancuar përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni! Shkurt e shqip: zyrtarizimi i gjuhëve është kategori kushtetuese, e jo ligjore! E në kushtetutën e Maqedonisë, si gjuhë zyrtare në tërë territorin e saj, përmendet vetëm gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik! Siç duket, gjuha shqipe do zyrtarizohet atëherë kur do ketë politikan shqiptar që kur gënjen turpërohet!”

Të fundit