Flash News

KRYESORE

Kim Mehmeti thumbon Ramën: S’kërkuam “Rilindje” me politikanë milionerë

Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti ka kritikuar sërish qeverinë. Në një postim në Facebook, Mehmeti shkruan se shqiptarët votuan Partinë Socialiste për të zhvilluar Shqipërinë dhe jo për të pasuruar deputetët e tyre.

“Ne donim një Shqipëri të fortë, me shqiptarë të kënaqur në të, e jo një ‘Rilindje’ të fortë me politikanë milionerë që na mësuan si mbrohet partia dhe pushtetarët, por jo edhe atdheu!”, shkruan ai.

Mehmeti njihet për qëndrimet kritikë ndaj mazhorancës, të cilat i shpreh shpesh përmes postimeve në rrjetet sociale dhe në programet e ndryshme televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonine e Veriut.

Të fundit