Flash News

KRYESORE

Kim pas takimit me Hajnajn dhe Krajën: Reforma në Drejtësi s'do të jetë e shpejtë, por po ecën përpara

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka qenë sot e pranishme në zyrat e SPAK, pasi ka takuar drejtoreshën e BKH-së Aida Hajnaj si dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Në fokus të takimi mësohet se ka qenë përzgjedhja e 60 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pas takimi, diplomatja amerikane ka theksuar se reforma në drejtësi nuk do jetë e shpejtë dhe e lehtë por po ecën para hap pas hapi.

“U takova sot me Drejtoreshën e BKH, Hajnaj dhe Shefin e Gjykatës së Posaçme, Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit e Shqipërisë të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.

Të fundit