Flash News

KRYESORE

Kim për ‘5 qershorin’: Marrëveshja tani është ligj, përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare

Ambasadorja Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit me 97 vota pro, ditën e sotme në Kuvend.

Në një shënim në Twitter ajo shkruan se kjo marrëveshje është tashmë ligj dhe është mirë që Këshilli Politik të mblidhet sërish për të rishikuar ndryshimet e tjera.

“Marrëveshja e 5 qershorit tani është ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Më vjen mirë për të parë që Këshilli Politik të rikthehet për të konsideruar masa shtesë përtej 6/5. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim, të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën”, shkruan Kim.

Të fundit