Flash News

KRYESORE

Kim ‘shuplakë’ PD-së pas denoncimit të Hajnaj; jep mesazhin e fortë: Disa shpresojnë se drejtësia s'do vijë kurrë, na vjen keq t'ju zgjojmë nga dremitja

Kim ‘shuplakë’ PD-së pas denoncimit të Hajnaj; jep

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, lëshon një mesazh tjetër të fortë, drejtuar atyre që "ëndërrojnë" se në Shqipëri nuk do të ketë kurrë drejtësi. Në një reagim të saj në Twitter, pas deklaratës së nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, Kim me keqardhje shkruan se “ëndrra e këtyre ëndrrimtarëve nuk do të bëhet realitet”.

"Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH nuk do të themelohet kurrë, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjojmë nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara", shkruan Kim.

Më herët përmes nënkryetarit të saj, PD denoncoi përfshirjen e zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Policisë, Aida Hajna, në skandalin e lirimit të të kërkuarit për trafik droge Naser Gashi. Po ashtu, Paloka thekson se, Hajna- njëkohësisht kandidate për postin e Byrosë Kombëtare të Hetimit- është nën hetim penal për korrupsion me 10 mijë euro.

Të fundit