Flash News

KRYESORE

‘Kimikati’ flet për herë të parë pas largimit nga ‘Portokalli-a’: Si do më shihni në tv Klan

‘Kimikati’ flet për herë të parë pas largimit

Olsi Bylyku, i njohur ndryshe edhe si ‘Kimikati’, flet për herë të parë pas largimit të tij nga spektakli i humorit ‘Portokalli’, ndërsa së fundmi është bërë pjesë e tv Klan.

Në një intervistë dhënë për tv Klan, Olsi tregon se cili do të jetë projekti me të cilin do të angazhohen në këtë sezon, si dhe për komentet e shumta që mori në momentin që deklaroi largimin nga Top Channel.

“Duke qenë se ikja ime u komentua gjatë në rrjetet sociale, këtë mënyrë zgjodha dhe unë për të sqaruar ata që qeshin me batutat e mia dhe që duartrokitën personazhet e mi. Në Tv Klan do të më shihni si Olsi Bylyku, pasi si Olsi mu bë dhe ftesa. Reagimet kanë qenë shumë të mira madje jam ndjerë i vlerësuar që u përfshiva që në fillesat e këtij projekti. Nga ana tjetër ndihem edhe dyfish i karikuar për të sjellë numra interesant në “B.E Caffe”’, u shpreh Olsi.

I pyetur nëse në rubrikën e re te “E diela shqiptare” do shfaqet sërish si ‘Kimikati”, Olsi u shpreh: “Siç u shpreha pak më sipër, të gjithë jemi nga pak “kimikat” në vetvete. “Kimikati” do të rritet bashkë me Olsin”.

Të fundit