Flash News

KRYESORE

Kimmich i jep Bayernit gjysmëfinalen, surpriza e madhe është Saarsbrucken

Kimmich i jep Bayernit gjysmëfinalen, surpriza e madhe është

Mund të mungojë Lewandowski. Mund të ndryshojë krejtësisht reparti i mbrojtjes. Mund të mos përshtatet Coutinho. Shumë gjëra mund të ndodhin te Bayern, por humbja jo.

Bavarezët vijojnë të jenë kockë e fortë në Gjermani dhe e vërtetuan sonte në ndeshjen kundër Schalke 04 në Kupën e Gjermanisë. Rekordmenët fituan 1-0 me një gol të gjermanit Kimmich, i cili sot e nisi si mbrojtës qendre.

Përjashto 20 minutat e para, Schalke 04 luajti shumë e tërhequr dhe u përpoq të mos linte hapësira për Bayern-in. Me gjithë lojën defensive, "Mbretërorët blu" nuk bënë qëndresën ideale në mesfushë dhe skuadra e trajnerit Flick ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale.

Ndeshja e Saarsbrucken dhe Dusseldorf ishte fantastike. Skuadra e kategorisë së katërt gjermane mposhti Dusseldorf me penallti (1-1 koha e rregullt). Saarsbrucken është befasia më e madhe e vitit 2020!

Të fundit