Flash News

KRYESORE

Kina humb durimin, paralajmëron protestuesit në Hong Kong me një video ushtarake

Kina humb durimin, paralajmëron protestuesit në Hong Kong me një

Protestat e vazhdueshme në Hong Kong kanë bërë që Kina ta humbë durimin. Ushtria e Kinës në Hong Kong publikoi një video 3-minutëshe, ku tregohen trupat e saj duke u stërvitur.

Nga mediat kjo u konsiderua si një sinjal ndaj protestuesve, të cilët kanë krijuar rrëmujë në javët e fundit dhe kërkojnë më shumë pavarësi nga Kina. Videoja nis me një ushtar duke bërtitur: "Të gjitha pasojat janë në rrezikun tuaj".

Të mërkurën, mbi 40 aktivistë u paraqitën në gjykatë nën akuzat për rebelim, pasi protestat e së dielës u shndërruan në dhunë. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen deri në dhjetë vjet burgim.

Në bazë të marrëveshjes, Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por gëzon liri unike që nuk shihen në pjesën tjetër të shtetit.

Protestat në Hong Kong nisën në mars për shkak të një projekt-ligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë. Qeveria e ka pezulluar projektligjin, por protestuesit duan që ai të tërhiqet plotësisht. Qeveritarët kinezë kanë deklaruar se protestat në Hong Kong kanë shkaktuar "dëme serioze për sundimin e ligjit".

Të fundit