Flash News

KRYESORE

Kina mbyll bizneset koreano-veriore pas miratimit të sanksioneve të OKB-së

Kina mbyll bizneset koreano-veriore pas miratimit të sanksioneve të

Kompanitë e themeluara në Kinë nga biznese apo shtetas të Koresë së Veriut duhet të mbyllen deri në janar, njoftoi sot Ministria kineze e Tregtisë, në zbatimin të paketës së fundit të sanksioneve të miratuara nga OKB pas një testi të ri bërthamor të Phenianit.

«Sipërmarrjet e përbashkëta kino-të huaja, sipërmarrjet me kapitale mikse dhe me kapitale të huaja të vendosura në Kinë nga subjektet apo individë të Koresë së Veriut duhet të mbyllen deri në një afat 120 ditor, nga miratimi i rezolutës 2375 nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB më 11 shtator », saktësoi kjo ministri.

Pekini ka ndaluar tashmë që nga fundi i muajit gusht, kompanive dhe shtetasve koreano-veriorë për të hapur biznese të reja në territorin e tij.

Të fundit