Flash News

KRYESORE

Kina merr në dorë zgjidhjen e konfliktit Pakistan-Afganistan, synon realizimin e korridorit 57 mld dollarë

Kina merr në dorë zgjidhjen e konfliktit Pakistan-Afganistan, synon

Kina, Afganistani dhe Pakistani kanë nisur një takim tripalësh në Pekin, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme afgane. Ministri i Jashtëm afgan, Salahuddin Rabbani, ministri pakistanez i Jashtëm, Khaëaja Asif dhe ministri kinez i Jashtëm, Ëang Yi, do të jenë drejtuesit kryesorë të ketij takimi.

”Gjatë takimit tripalësh, do të zhvillohen diskutime mbi çështjen kyçe të sigurisë në Afganistan, si dhe lidhjet dhe bashkëpunimi ekonomik midis tre vendeve”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Ky takim synon të rrisë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me kërcënimet e kryera nga militantët talebanë dhe ISIS-i dhe uljen e tensioneve në rritje midis Afganistanit dhe Pakistanit.

Afganistani dhe SHBA-ja kanë akuzuar Pakistanin se ka mbështetur militantët talebanë që vazhdojnë të luftojnë kundër qeverisë afgane dhe fuqive ndërkombëtare të pranishme në vendin e shkatërruar nga lufta. Megjithatë, këto akuza janë mohuar nga Pakistani.

Konflikti mes dy fqinjve vijon që prej vitit 1947, kur Pakistani shpalli pavarësinë, dhe tashmë është Kina që do të përpiqet të gjejë një zgjidhje.

Arsyeja e këtij angazhimi është ndërtimi i një korridori që do të kushtojë 57 miliardë dollarë midis Kinës dhe Pakistanit, por zyrtarët kinez kërkojnë edhe përfshirjen e Afganistanit.

Korridori është pjesë e projektit gjigant “Rruga e Mëndafshit”, që do të lidhë Kinën me Afrikën dhe Evropën nëpërmjet autostradave, hekurudhave dhe porteve.

Të fundit