Flash News

KRYESORE

Kina mohon ‘mbulimin’ pasi në Wuhan u shtuan vdekjet me 50% nga COVID-19

Kina mohon ‘mbulimin’ pasi në Wuhan u shtuan vdekjet me 50% nga

Qeveria kineze ka mohuar çdo "mbulim" mbi shifrat zyrtare të viktimave, pasi u zbulua një rritje e papritur e numrit të vdekjeve. "Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë mbulim dhe ne kurrë nuk do të autorizojmë asnjë mbulim," u tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian gazetarëve të premten. Mohimi vjen pas kritikave të reja ndaj Kinës nga disa udhëheqës perëndimorë - përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron - të cilët kanë vënë në dyshim saktësinë e statistikave dhe transparencën e Pekinit. Shifrat e reja tregojnë se ka pasur rreth 1.300 vdekje shtesë në Wuhan. Qyteti i origjinës së shpërthimit të koronavirusit ka rritur ndjeshëm numrin e tij të vdekjeve të COVID-19 me 1.290 duke e çuar totalin e ri në 3.869.

Kritikat e Macron për Kinën

Emmanuel Macron i tha Financial Times se nuk mund të krahasoheshin vendet ku informacioni rrodhi lirshëm dhe ku njerëzit mund të kritikojnë qeveritë, dhe ato ku informacioni është i shtypur.  "Duke pasur parasysh këto ndryshime, për atë që është Kina sot, të cilën unë e respektoj, le të mos jemi aq naiv sa të themi se ka qenë shumë më mirë se në trajtimin e kësaj. Ne nuk e dimë. Ka qartë gjëra që kanë ndodhur për të cilat nuk kemi informacion”, tha Macron.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab tha të enjten se Kina duhet t`u përgjigjet disa pyetjeve, duke shtuar se ishte i nevojshëm një rishikim i krizës, përfshirë edhe mënyrën se si ndodhi shpërthimi. "Nuk ka dyshim se nuk mund të kemi biznes si zakonisht pas kësaj krize dhe ne do të duhet të bëjmë pyetjet e vështira se si erdhi dhe si nuk u ndal më herët," tha ai në konferencën e përditshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Pekini u përgjigj të premten, duke thënë se ishte "e kotë" të grindesh për të mirat dhe të këqijat e sistemeve të ndryshme politike.

"Është e domosdoshme që të gjitha vendet të bashkohen për të luftuar epideminë dhe për të fituar luftën" kundër COVID-19, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian. Saktësia e raportimit të Kinës për shifrat e fataliteteve të koronavirusit është vënë në dyshim prej kohësh. Zyrtarët janë akuzuar se përpiqen të minimizojnë ndikimin e shpërthimit./Euronews/

Të fundit