Flash News

KRYESORE

Kina nuk raporton asnjë viktimë nga Covid-19, për herë të parë që nga Janari

Kina nuk raporton asnjë viktimë nga Covid-19, për herë

E marta e gjeti Kinën pa asnjë viktimë të shënuar nga koronavirusi, për herë të parë që prej muajit janar, deklaroi Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Rastet me infeksion janë duke u zvogëluar që nga muaji mars, por vendi po përballet me një valë të dytë të infeksioneve të sjella nga jashtë, pasi raportohen gati 1.000 raste të importuara në total.

Kina kofirmoi 32 raste të reja me koronavirus të hënën.

Të 32 rastet e konfirmuara përfshijnë udhëtarët që vinin nga jashtë, krahasuar me 38 raste të importuara të një dite më parë. Numri i përgjithshëm i infeksioneve të importuara deri tani është 983, tha autoriteti shëndetësor.

Rastet e importuara dhe pacientët asimptomatikë janë kthyer në shqetësim kryesor të Kinës pasi masat drastike të kontrollit arritën të ulnin nivelin e përgjithshëm të infeksionit.

Vendi ka mbyllur kufirin për të huajt, përfshirë ata me viza ose leje qëndrimi. Fluturimet ndërkombëtare janë reduktuar me dy linja ajrore kineze.

Por, zyrtarët e Wuhanit, vendi ku u shfaq për herë të parë virusi në dhjetor të vitit të kaluar, revokuan statusin “pa epidemi” në 45 vendbanime për shkak të shfaqjes së rasteve pa simptoma dhe për arsye të tjera të paspecifikuara.

Rastet pa simptoma i referohen dikujt që e mbart virusin, por nuk ka simptoma. Kina filloi të raportojë për këto raste në fillim të prillit. Më shumë se 1,033 pacientë janë nën vëzhgimin mjekësor.

Burimi: France24.com

Të fundit