Flash News

KRYESORE

Kina raporton më shumë se 100 të infektuar me coronavirus për herë të parë në një muaj

Kina raporton më shumë se 100 të infektuar me coronavirus

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njoftoi 108 raste të reja me coronavirus, duke shënuar numrin më të lartë gjatë 30 diotëve të fundit.

Pjesa dërrmuese e infeksioneve të reja u importuan, por ka pasur edhe 10 raste të transmetuara në vend, shtatë në provincën verilindore të Heilongjiang dhe tre në provincën Guangdong në jug të vendit.

Pavarësisht se është epiqendra origjinale për pandeminë, Kina ka parë një ulje dramatike të rasteve gjatë muajit të kaluar dhe së fundmi ka filluar të heqë kufizimet e rrepta në të gjithë vendin.

Por zyrtarët tani janë shprehur sërish të shqetësuar për një valë të dytë të infeksioneve të sjellë në Kinë nga jashtë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara zyrtarisht në vend tani është 82.160, me 3.341 vdekje.

Të fundit