Flash News

KRYESORE

Kinës po i sos durimi me protestuesit në Hong Kong: Mos luani me zjarrin

Kinës po i sos durimi me protestuesit në Hong Kong: Mos luani me

Protestuesit në Hong Kong vazhdojnë që të shkaktojnë probleme me protestat e tyre kundër Pekinit, e sigurisht që kjo i ka mërzitur jo pak drejtuesit komunistë. Kina ka paralajmëruar protestuesve, duke ua bërë të qartë se do të dështojnë përpjekjet e tyre dhe se po luajnë me zjarrin.

Një zëdhënës i zyrës së politikës të Kinës në Hong Kong, paralajmëroi protestuesit që të mos nënvlerësojnë vendosmërinë e qeverisë qendrore. Ai pretendon se pas dhunës në qytet qëndrojnë forcat anti-kineze. Protestat në Hong Kong vazhdojnë prej nëntë javësh.

Të hënën, liderja e këtij vendi, Carrie Lam deklaroi se qyteti është në prag të një situate shumë të rrezikshme. Ajo akuzoi aktivistët se kanë përdorur projektligjin për ekstradim vetëm si arsyetim për arritje të synimeve të tyre.

Protestat, që fillimisht kanë nisur për të kundërshtuar një projektligj të debatueshëm për ekstradim, nuk kanë dhënë shenja se do të ndalen. Përplasjet me policinë dhe bllokimet e trafikut janë bërë problem së fundmi. Hong Kongu, ka qenë koloni e Britanisë së Madhe, ndërsa tani është pjesë e Kinës, por gëzon liri që nuk i kanë krahina të tjera të shtetit.

Të fundit