Flash News

KRYESORE

Kinezët nuk arrijnë të paguajnë këstin, Milanin e merr Fondi Elliot

Kinezët nuk arrijnë të paguajnë këstin, Milanin e merr

Drejtuesi kinez i ekipit të Milanit, Yonghong Li, nuk ka arritur të paguajë këstin te fondi amerikan Elliot, i që ka sponsorizuar blerjen.

Mundësia e bashkëpunimit me rusin Rybolovlev, për të bërë të mundur pagesën e këstit dhe ruajtjen e pronësisë, nuk u bë e mundur pasi rusi që ka në pronësi edhe Monacon, refuzoi të bëhej pjesë e këtij operacioni.

Kështu zyrtari i Elliot, Paul Singer, pritet të menaxhojë përkohësisht klubin e Milanit, deri në shitjen te një tjetër shoqëri.

Siç duket ambienti tek Milani nuk është i qetë dhe pritet që sezonin që vjen të ketë shumë zhvillime në lidhje me këto çështje.

Të fundit