Flash News

KRYESORE

Kinezët të interesuar për naftën në Shqipëri: Të prapambetur, por jeni pjesë e tregut europian

Kinezët të interesuar për naftën në Shqipëri:

Kompania kineze “Hilong” e ka selinë në Shangai. Në vitin 2014, “Hilong” fitoi kontratën për shërbimet për projektin e shpim-kërkimit në Berat të Shqipërisë.

Përgjegjësi i projektit të “Hilong”-ut në Shqipëri, Si Chongguo, thotë që hyrja në tregun shqiptar është një mundësi shumë e mirë për kompaninë e tij, pasi “Hilong”-u mund të eksplorojë më tej tregun e nivelit të lartë të shërbimit për sektorin e naftës.

“Shqipëria ka një bazë të dobët industriale dhe infrastruktura është e prapambetur në krahasim me vendet e tjera europiane. Por kjo është një mundësi për ne. Kemi ardhur në këtë vend, që është përgjatë ‘Një brez, një rrugë’ dhe mund të shfrytëzojmë këtë strategji të madhe, për t’u futur në këtë treg. Shqipëria është një pjesë e tregut europian, prandaj mund të zgjerojmë biznesin në tregun e nivelit të lartë të shërbimit për sektorin e naftës. Kemi kuptuar që Europa është një kontinent që ecën përpara në sektorin e naftës. Nëse mund të gjejmë burime të pasura këtu, kjo do të ketë ndikime pozitive për sektorin e naftës në Shqipëri dhe do të nxitë fort zhvillimin energjetik të Shqipërisë,” thotë Si Chongguo për Radion e Jashtme të Kinës.

Kina është një prej shteteve që po investon fuqishëm në sektroin e naftës në Shqipëri, së bashku me Shtetet e Bashkuarata të Amerikës. Së fundmi, interes për naftën shqiptare po shfaqin edhe shtete të tjera si Turqia.

Telefonata Rama-Tillerson, analisti: Kufiri detar me Greqinë do marrë zgjidhje interesante

Të fundit