Flash News

KRYESORE

Kioskat vendoset përpara bizneseve në Tiranë. Pronarët: Paguajmë taksat, por po na sfidojnë me ‘ushtri’

Kioskat vendoset përpara bizneseve në Tiranë. Pronarët:

Një numër i lartë kioskash janë vendosur nga bashkia e Tiranës te zona e ‘9 katësheve’ duke shkaktuar shqetësim te bizneset aty pranë. Kioskat janë vendosur përballë dyerve të bizneseve, pa asnjë lajmërim paraprak.

Disa pronarë të bizneseve që do të konkurrohen tashmë nga këto kioska të bashkisë, shkruajnë te ‘Nisma Thurje’ se janë pikërisht muajt e festave të fundvitit që ata presin për të bërë më shumë të ardhurave. Ata theksojnë se paguajnë çdo taksë në bashki dhe qeveri, por ndërkohë po konkurrohen padrejtësisht nga “ushtria e kioskave”.

Postimi i Nisma Thurje:

Nisma sot ne mengjes u zgjuam me keto kioska te vendosura para bizneseve tona te 9 katshet. Ne paguajme taksa, shume taksa per kete dreq bashkie. Paguajme takse per pastrimin qe e bejme vete, paguajme ujin sikur kemi hidrocentrale, paguajme takse per arsimin e femijeve qe i kemi ne emigracion, paguajme taksa fitimi, tvsh, dreq e te bir dhe keta pa pike turpi na konkurojne duke na vendosur para dyerve te biznesit tone, jo nje por nje ushtri me kioska. Ne festat presim te nxjerrim ndonje shpenzim...

Nuk paskan patur te ngopur keta njerez. Edhe qindrakat i duan.

Të fundit