Flash News

KRYESORE

Kirgistan, "peshku i madh" në pranga. Donald Lu shfaqet me qëndrim te moderuar

Ambasada amerikane në Kirgistan, e drejtuar nga Donald Lu, bën apel per palët politike të tregojne maturi, pas arrestimit të ish-presidentit Almazbek Atambayev për korrupsion. Duke përdorur një gjuhë të balancuar, Lu ka percjellë mesazhin e ushtrueses së detyrës së sekretares për rajonin, Alice Wells.

"Duke parë ngjarjet e fundit në Kyrgyzstan, ne ritheksojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme për institucionet e zgjedhura, demokratike dhe aderimin e shtetit të ligjit. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të rivendosin qetësinë dhe të veprojnë në përputhje me kushtetutën e Kirgistanit dhe traditat demokratike të Kirgistanit ", shkruan ambasada amerikane.

Ish-presidenti Atambaev akuzohet për korrupsion, ndërsa në qershor iu hoq imuniteti dhe u vu në ndjekje penale, pasi u vërtetuan akuzat për lidhjen e tij të ngushtë me Moskën.

Vënia në pranga e tij u bë e mundur të premten, pas rrethimit që policia i bëri kompleksit të tij, në periferi të kryeqytetit Bishkek,  qe u shoqerua me përplasje te ashpra me mbështetësit e tij.

Të fundit