KRYESORE

Kirurgia e parë femër dhe ndër katër deputetet e para të PD, ndahet nga jeta Dr. Rushen Golemi

Sot është ndarë nga jeta Dr. Rushen Golemi, kirurgia e parë femër dhe një ndër katër deputetet e para të Partisë Demokratike.

Atëherë kur gruaja ishte tabu në profesione, Rushen Golemi arriti të ndiqte ëndrrën e saj fëmijërore për tu bërë mjeke. Filloi punë në 16 korrik të vitit 1957 në spitalin civil të Tiranës, kohë kur atje punonin shtatë kirurgë. Ishte e para femër kirurge dhe në vitin 1992 Golemi u zgjedh deputete e PD-së e cila u rizgjidhodh sërish dhe në legjislaturen e  dytë të Kuvendit deri në vitin 1996.

E bukur dhe kockëhollë, kirurgia e parë femër në Shqipëri ka qenë edhe pjese e disa filmave shqiptarë (gjithmonë e lidhur me profesionin e saj si mjeke). Dhimitër  Anagnosti do te realizonte në atë kohë edhe filmin “Plagë të vjetra” sikundër Kinostudio “Shqipëri e Re” do të realizonte edhe dokumentarin  “Kirurgia e parë”. Dhe duart e sigurta që operojnë tek filmi “Plagë të vjetra” janë pikërisht duart e Rushen Golemit.

Të fundit