Flash News

KRYESORE

‘Kirurgjia ngre zërin kundër vendimeve arbitrare’, ish-deputeti publikon peticionin e mjekëve drejtuar Manastirliut për zhvendosjen e sallave të urgjencës

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka publikuar në adresën e tij në Facebook një peticion të nënshkruar nga departamenti i Kirurgjisë në QSUT lidhur me sallat e urgjencës të cilat po zhvendosen nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas peticionit, kirurgët kërkojnë që të mos zhvendoset plotësisht salla e operacionit të urgjencës. Ata shtojnë se një vendim i tillë ka ardhur pa marrë opinionin e tyre.

Shehu e konsideron një vendim arbitrar, pa asnjë konsultë me mjekët dhe në dëm të shërbimit ndaj pacientit.

Ai shton se vendime të tilla, së bashku me uljen e kapaciteteve të kirurgjive dëmtojnë shërbimin në nivel kombëtar dhe sjellin dhe pasoja ekonomike.

“Kur pa dija vendoset para profesionalizmit e shkences!!!

QSUT, kirurgjia po ngre zerin kunder vendimeve arbitrare, jo profesionale e demtuese te sherbimit ndaj pacientit.

Eshte krejt i drejte e racional dokumenti i hartuar e firmosur nga Departamenti i Kirurgjise, perballe aktit te pa shembullte te mbylljes se dy sallave te urgjences duke demtuar sherbimin, pa asnje konsultim me me ata qe punojne, njohin mire rregullat e ekzigjencat e atij profesioni, i sherbejne me perkushtim pacientit ne kushte te veshtira e deri diskriminuese.

Ashtu sic e kam ngritur prej kohesh, shkaterrimi gradual i asaj Urgjence Polivalente, nje investim i madh e cilesor i perfunduar me 2012 po vazhdon tashme me eliminimin e bllokut kirurgjikal te saj, per tu perfunduar me copezimin e Urgjences nga cvendosja e nje pjese te saj tek godina ne ndertim e Semundjeve te Brendeshme.

Te gjitha keto vendime arbitrare, se bashku me uljen drastike te kapaciteteve te kirurgjive, pa asnje konsulte e diskutim me specialistet, ndesh dhe me Strategjine e zhvillimit te QSUT te miratuar ne menyre transparente, demtojne rende ate sherbim ne nivel kombetar, cilesine e atij ndaj pacienteve, pa folur ketu per demin ekonomik”, shkruan Shehu, duke publikuar edhe peticionin e mjekëve.

Të fundit