Flash News

KRYESORE

Kirurgjia plastike dhe kirurgjia estetike, dallimet midis dy procedurave

Kirurgjia plastike dhe kirurgjia estetike, dallimet midis dy procedurave

Kirurgjia plastike është një procedurë kirurgjikale specifike për të riparuar lëkurën dhe indet që mund të kenë pasur dëmtime nga sëmundje të ndryshme, aksidente apo dëmtim, të cilat janë të lindura apo thjesht problemet estetike në persona të ndryshëm.

Kirurgjia plastike më së shumti përfshin:

-Rindërtimi i gjirit pas mastektomisë

-Riparimi i dëmeve nga një aksident, siç janë djegiet

-Korrigjimi i plagëve apo të çarave

Individët që kanë pësuar ndonjë aksident apo ata të cilët kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale të cilat kanë lënë shenjë në trupin e tyre, janë targetgrupi që më së shumti i nënshtrohen kirurgjive plastike. Kirurgjia plastike kryhet njësoj si për burrat dhe për gratë, në disa raste ajo është një domosdoshmëri më shumë se sa një zgjedhje.

Kirurgjia estetike

Kirurgjia kozmetike hyn në ato kirurgji që janë më shumë zgjedhjeje personale se sa domosdoshmëri. Është preferenciale, në mënyrë që të përmirësohet pamja e tyre fizike, vetëm për qëllime estetike. Megjithëse kirurgjia kozmetike nuk konsiderohet thelbësore në terma mjekësore, për shumë njerëz që zgjedhin t’i nënshtrohen këtij lloji të kirurgjisë, përfitimet emocionale janë të mëdha. Kirurgjia kozmetike mund të përmirësojë vizualisht zonat që individi mund të jetë i pakënaqur, gjë që mund t’i ketë shkaktuar më parë mosbesim në vetvete.

Kirurgjia estetike më së shumti përfshin:

  • Liposuction
  • Tummy tuck (mommy tuck)
  • Zmadhim gjoksi
  • Ngritjet e fytyrës
  • Rinplasti

Çdokush mund t’i nënshtrohet një procedurë estetike. Shpesh njerëzit që zgjedhin t’i nënshtrohen kirurgjisë kozmetike kanë qenë të pakënaqur me një zonë të caktuar të trupit të tyre, për një kohë të gjatë dhe në fund vendosin të ndërmarrin veprime për ta përmirësuar atë. Gjithashtu përdoret për të trajtuar shenjat treguese të plakjes, operacioni i ngritjes së gjirit, vitheve, fytyrës etj. Kirurgjia kozmetike më së shumti zgjidhet nga gratë, megjithatë në ditët e sotme nuk janë vetëm ato të cilat zgjedhin t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale estetike. Liposuction, reduktimi i gjirit, kirurgjia e qepallave dhe rhinoplasty janë njësoj të popullarizuara si te burrat dhe grave.

Të fundit