Flash News

KRYESORE

Kisha e Anglisë: Dasmat do bëhen me pesë persona, ceremonia për të tjerët në rrjetet sociale

Kisha e Anglisë: Dasmat do bëhen me pesë persona, ceremonia

Dasmat në Angli do të kufizohen me pjesëmarrjen e pesë personave maksimumi, përfshirë nusen dhe dhëndrin.

Ky është udhëzimi i ri i Kishës së Anglisë, për shkak të situatës së krijuar nga virusi i ri, që ka prekur tashmë shumë vende të botës, përfshirë edhe Britaninë e Madhe.

Po ashtu, në udhëzimin e kishës theksohet se “të ftuarit” e dasmës do të duhen ta ndjekin ceremoninë në distancë, përmes rrjeteve sociale.

"Dashuria dhe bekimi i Zotit do t'i rrethojnë të gjithë ata që do të kishin qenë aty. Përveç vetë çiftit, të gjithë të tjerët duhet ta ndjekin virtualisht sa më shumë që të jetë e mundur. Prifti nuk ka pse të prekë unazat për t’i bekuar ata, as nuk duhet të prekë duart e çiftit si pjesë e një lutje ose bekimi”, thotë udhëzimi.

Të njëjtat këshilla, Kisha rekomandon edhe për pagëzimet, por edhe në këtë rast prifti nuk duhet ta mbajë fëmijën.

Të fundit