Flash News

KRYESORE

Kisha ia lejon: "Fejohet" Dom Gjergj Meta

Në një ceremoni që ka zgjatur dy orë e gjysmë është shuguruar si ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit, Gjergj Meta, një klerik katolik i brezit të ri i njohur për ndërhyrjet e tij në debatin publik dhe një emër i njohur i publicistikës.

Tashmë Monsignor Dom Gjergj Metës i është dorëzuar mitra dhe unaza e ipeshkvit nga Monsignor George Frendo. Me dorëzimin e unazës Imzot Frendo e ka shpallur priftin e ri të fejuar me Kishën Katolike.           

Politiko.al i uron Imzot Gjergj Metës punë të mbarë në punë të Zotit dhe të robit! Dhe të mos harrojë të mbajë një sy nga hapësira laike e cila ka nevojë për të shenjtën edhe kur nuk e di.

Të fundit