Flash News

KRYESORE

Kisha katolike e Shqipërisë rinis aktivitetet fetare të pezulluara për shkak të pandemisë

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, e cila u mblodh sot vendosi të rifillojë në të gjithë territorin e Shqipërisë aktivitetet fetare të pezulluara me dekretin e datës 12 mars 2020, pas masave të vendosura në kuadër të pandemisë.

Përfaqësuesi, George Frendo njofton se do të rifillojnë sidomos kremtimet liturgjike publike, duke vlerësuar edhe ambjentet e jashtme e po ashtu duke mbajtur parasysh udhëzimet e Ipeshkvinjëve të çdo dioqeze dhe masat e duhura të dhëna nga ekspertët.

“Duke falenderuar Hyjin për përmirësimin e situates vazhdojmë të lusim Zotin që situata të shkojë drejt normalitetit tërësor”, thuhet në njoftimin për mediat.

Foto Malton Dibra/ LSA

Të fundit