Flash News

KRYESORE

“Kisha një fazë shkallimi”, Albërie Hadërgjonaj e penduar për ndërhyrjet: Po përpiqem të kthehem në identitet

“Kisha një fazë shkallimi”, Albërie Hadërgjonaj

E ftuar në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, mbrëmjen e sotme është dhe këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj. Hadërgjonaj u pyet nëse ka ndonjë tatuazh në trupin e saj. Këngëtarja u shpreh se ka bërë vetullat tatuazh më herët dhe për këtë është penduar.

"Doli moda atëherë që filluan me buzë dhe vetulla, shkallova dhe unë, kisha një fazë shkallimi kështu që kam vetullat tatuazh... mezi po i djeg që t'i heq. Absolutisht nuk duhet të bëni tatuazhe".

Prezantuesja e spektaklit, Alketa Vejsiu zbuloi se një ndër pyetjet më të shpeshta të publikut për Albërie Hadërgjonajn është nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Këngëtarja tha që se ka mohuar këtë asnjëherë. "Po i kam bërë nuk i kam mohuar asnjëherë. Ka qenë një gjë kështu si të gjitha të rejat, ka qenë për të bërë buzët, për të bërë hundën. Dhe tani po përpiqem që të kthehem në identitet. Kanë shumë të drejtë disa që thonë Albëria ka qenë më e bukur atëherë".

Në një zë me Hadërgjonaj ishte edhe Vejsiu. të dyja bashkë i këshilluan të rejave që të mos influencohen nga modelet që shohin në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram.

Të fundit