Flash News

KRYESORE

“Kisha temperaturë, ethe, kollë”, moderatorja shqiptare: Mund ta kem kaluar covid-19, kolegu im doli pozitiv

“Kisha temperaturë, ethe, kollë”, moderatorja shqiptare:

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira deklaron se ka patur të gjitha simptomat e covid-19, gjendje që e ka kaluar në gjysmën e muajit mars.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’, moderatorja thotë se mund të ketë kaluar edhe covid-19, pasi një koleg i saj rezultoi pozitiv.

“Ishte në javën e dytë të marsit. Kisha pesë ditë me temperaturë, ethe, kollë, këputje... Nuk e di a ishte korona apo jo, nuk e mësova kurrë. Ndoshta edhe mund të ketë qenë sepse një koleg te puna ime doli pozitiv dhe gjithë të tjerët negativë. Thashë pse do kisha qenë unë e pafata. Mund të ketë qenë edhe ndryshimet e fizikut me hyrjen në karantinë”, tha prezantuesja.

Të fundit