Flash News

KRYESORE

“Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën”, gazetarja italiane i përgjigjet Ramës

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama vijoi me kritikat e tij ndaj mediave por këtë herë kritikat e tij ishin pwr gazetarët italian. Gjatë një takimi në shtëpinë e një banori në Bulqizë, Rama shprehu kritika ndaj disa gazetarëve italianë, për një reportazh që ata kishin bërë për fëmijët që mblidhnin krom në kushte të vështira.

“Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën më filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren… tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”, tha Rama.

Në reportazhin e publikuar shfaqeshin disa fëmijë qw dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfra, dhe gazetarja Alice Martineli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet.

Por pas deklaratës së kryeministrit Rama se filmimet ishin të vjetra, Nisma “Thurje” kontaktoi me gazetaren e “Le Iene”, duke e pyetur se kur janë bërë xhirimet, pa u dhënë kontekst të deklaratave të Kryeministrit.

Gazetarja konfirmoi se xhirimet janë bërë nga datat 14 në 16 tetor të këtij viti.

Kur i sqaruan se përse po e pyesnin gazetarja tha se, “për këtë çështje do të ketë edhe një deklaratë zyrtare nga ‘Le Iene'”.

Të fundit