Flash News

KRYESORE

Kishin konflikte për pronën, biznesmenit në Fier i djegin shtëpinë me benzinë

Kishin konflikte për pronën, biznesmenit në Fier i djegin

Një biznesmeni në Fier i kanë djegur shtëpinë me benzinë gjatë orëve të vona të natës, duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe familjarëvce të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 tetori, ku shtetasit me inicialet I.S, dyshohet se i kanë vënë zjarrin në banesë për konflikte biznesi dhe prone.

Për fat të mirë asnjë nga familjarët e tij nuk ka pasur dëmtime, teksa janë ndihmuar nga fqinjët të dalin nga ballkoni i shtëpisë.

Paraprakisht mësohet se biznesmeni ka pasur konflikte në lidhje me një supermarket dhe një truall, me një person me të cilin kanë administruar marketin.

Të dy bashkë kanë ushtruar një aktivitet të përbashkët në fushen e industrisë ushqimore por për shkak të falimentimit të dy kanë pretendime ndaj njëri-tjetrit për shuma të mëdha lekësh, rreth 150 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Të fundit