Flash News

KRYESORE

Kishin tetë vite që e mbanin në shtëpi, qeni vret 27-vjeçarin nga Kosova dhe nënën e tij

Kishin tetë vite që e mbanin në shtëpi, qeni vret

Një 27-vjeçar me origjinë nga Kosova dhe nëna e tij, kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas një sulmi nga qeni i tyre.

Dy viktimat, banues në Hannover të Gjermanisë, jetonin prej 8 vitesh me qenin e quajtur “Chico”, i cili u bë papritur vrasësi i dy pronarëve të tij.

Sipas “Bild.de”, të martën në mbrëmje, e bija e 52-vjeçares, Lezimes, ishte merakosur pasi nuk kishte mundur të fliste në telefon me nënë dhe vëllanë e saj dhe kishte lajmëruar policinë.

Policët me pajisje të specializuara e kanë neutralizuar qenin dhe e kanë futur në kafaz.

Rrethanat në të cilat ka ndhodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.

Autoritetet do të vendosin nëse do ta mbysin qenin apo jo, por deri më tani po mbahet në një strehimore kafshësh.

Të fundit