Flash News

KRYESORE

Kishte 13 mijë euro borxh, dy vëllezërit rrëmbejnë dhe dhunojnë biznesmenin nga Durrësi

Kishte 13 mijë euro borxh, dy vëllezërit rrëmbejnë dhe

Një biznesmen 33 vjeccar nga Durrësi është rrëmbyer dhe dhunuar barbarisht nga dy vëllezër, të cilëve u kishte 13 mijë euro borxh. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e së dielës (16 prill) në zonën e Plazhit.

Policia bën me dije se dy vëllezërit J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, rrëmbyen shtetasin K.P, sipërmarrës në fushën e ndërtimit, (merrej me instalime elektrike dhe hidraulike).  Ata e kanë mbajtur të izoluar për disa orë dhe e kanë rrahur barbarisht 33-vjecarin dhe më pas e lanë sërish të lirë.

Mësohet se vëllezërit kanë bashkëpunuar edhe me shtetasin Gjergji Qirici nga Tirana. Burime nga policia bëjnë me dije se vëllezërit përdorën makinën (Audi) të shokut të tyre Gjergji Qirici për të kryer rrëmbimin e 33-vjeçarit me orgjinë nga Berati dhe më banim në Durrës.

Policia u vu në dijeni nga një banor i zonës, i cili kishte parë ngjarjen dhe kishte mbajtur mend targën e makinës. Në momentin që agresorët kanë parë makinën e policisë te Ura e Dajlanit, dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi në këmbë.

33-vjeçari i është drejtuar policisë për mbrojtje duke treguar me detaje konfliktin dhe atë që i kishte ndodhur pasditen e së dielës gjatë rrëmbimit. Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh të pakthyer prej 13 mijë eurosh. Ai u kishte blerë një apartament vëllezërve dhe u kishte edhe 13 mije euro për të plotësuar shifrën për të cilën kishin rënë dakord.

Të fundit