Flash News

KRYESORE

Kishte dalë me leje nga burgu për të takuar familjen, ekzekutohet në periferi të Romës 45-vjeçari shqiptar 

Kishte dalë me leje nga burgu për të takuar familjen, ekzekutohet

Një 45-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Romë.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptari është qëlluar me dy plumba në mes të rrugës, rreth mesnatës, në Nuovo Salario, në periferi të kryeqytetit italian. I riu ndërroi jetë menjëherë.

Shqiptari kishte marrë leje nga burgu për të takuar gruan dhe në momentin kur po rikthehej në qelin e burgut “Rebibbia” u qëllua për vdekje.

Siç raportojnë mediat italiane, viktima  është qëlluar sapo ka dal nga dera e shtëpisë.

Menjëherë pas vrasjes, mbërriti vëllai i viktimës, një 20-vjeçar i dëshpëruar duke bërtitur dhe duke qarë.

Hetuesit italianë mendojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur mes klaneve, pasi zona ku ndodhi ngjarja frekuentohet nga njerëz me precedentë penalë.

Të fundit