Flash News

KRYESORE

Kishte grua shqiptare, italiani gjendet i pajetë në një pallat në Kavajë

Kishte grua shqiptare, italiani gjendet i pajetë në një pallat

Është gjetur i pajetë një 70-vjeçar italian në katin e gjashtë të një pallati në Kavajë, i cili mësohet se jetonte me një grua shqiptare.

Xhuzepe Klemente, banonte në lagjen nr. 2 të Kavajës, dhe ishte i martuar me një shqiptare prej më shumë se 20 vitesh.

Ai i kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali që prej orën 08:15 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk ju është përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon.

Viktimë mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën.

Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshimet e para janë që ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë sulmi në zemër.

Të fundit