Flash News

KRYESORE

Kishte pakënaqësi me Ramën? Braçe sqaron pse mungoi në Kongresin treditor të PS

Kishte pakënaqësi me Ramën? Braçe sqaron pse mungoi

Zv.kryeministri Erion Braçe mungoi në Kongresin treditor të PS të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, kushtuar gruas, pjesës zgjedhore dhe rinisë.

Mungesa e tij ra në sy edhe të disa delegatëve të Beratit të cilët prisnin ta takonin numrin dy të qeverisë ditën e shtunë.

Gazeta Panorama shkruan se anëtarë të mazhorancës kanë deklaruar se mungesa e Braçes lidhet me disa pakënaqësi të tij me kryeministrin Rama.

I pyetur nga gazeta Panorama nëse kishte munguar apo bojkotuar Kongresin, Braçe tha se “nuk bojkoton asgjë”.

Duket se vendimi i tij për të mos marrë pjesë është lajmëruar herët sepse ka patur edhe modifikim të axhendës së ditës së dytë të Kongresit, ndërsa raporti i zv.kryeministrit lidhur me performancën e administratës publike për shërbimin e qytetarëve në sportele u mbajt nga Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Parlamentin.

Të fundit