Flash News

KRYESORE

Kishte probleme shëndetësore prej kohësh, operohet kampionia Majlinda Kelmendi

Kishte probleme shëndetësore prej kohësh, operohet kampionia

Kampionia e xhudos, Majlinda Kelmendi i është nënshtruar një operacioni, pas problemeve shëndetësore në shpinë.

Pas ndërhyrjes, mjekët kanë sqaruar se operacioni ka kaluar me sukses dhe xhudistja nga Kosova pritet të rikthehet ‘ në lojë’ në muajin tetor.

Drejtori sportiv i Federatës së Xhudistëve në Kosovë, Driton Kuka, ka bërë të ditur për Gazetën Express, se Majlinda do të rikuperohet në kohë për të marrë pjesët në normat kualifikuese për Lojërat Olimpike të vitit 2020, të cilat do të mbahen në Japoni.

“Majlinda e ka kaluar me sukses operacionin në shpinë. Nuk është asgjë serioze dhe tani ajo është mirë. Operacioni është bërë tani që të ketë kohë të rikuperohet për normat e Lojërave Olimpike. Presim të shërohet ne tetor”, ka thënë Driton Kuka.

Kujtojmë se Majlinda vuante nga ky problem shëndetësor prej kohësh, por tani pritet të rikthehet në garat ndërkombëtare me formën e saj më të mirë.

Të fundit