Flash News

KRYESORE

Kjo e diele do të pasohet me lehtësime të vazhdueshme, por Rama ka ende merak sjelljen individuale

Kjo e diele do të pasohet me lehtësime të vazhdueshme, por Rama

Kryeministri Rama, në një postim në Facebook, ka shprehur ‘merakun e madh’ që ka lidhur me sjelljen individuale pas lehtësimit të masave.

Rama shprehet se deri tani kemi një bilanc fantastik dhe nuk do justifikohej nëse do ktheheshim mbrapa.

Postimi i plotë i Ramës:

“Kjo e dielë e bukur me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë! Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga vetëdija njerëzore e qytetare e secilit prej nesh. Kemi një bilanc fantastik deri këtu, të arritur së bashku dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit”

Të fundit