Flash News

KRYESORE

Kjo është foto që Berisha nxorri përpara kamerave në Kuvend; Bushati “poshtë” tavolinës së Ramës

Kjo është foto që Berisha nxorri përpara kamerave në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar përpara kamerave në Kuvend një foto ironizuese të publikuar në rrjetet sociale, ku ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati “ulet poshtë” tavolinës së kryeministrit Edi Rama.

Përgjigjja e Berishës erdhi si reagim ndaj deklaratës së Ramës se bënte mirë të ruhej se kamerat mos e filmonin gjatë kohës që qëndronte në ‘iPad’.

Sapo Berisha nxorri foton e modifikuar, Rama filloi të qeshte në foltoren e Kuvendit, çka tregon se ishte njohur më parë me këtë foto dhe e kishte kaluar me sportivitet, por nuk dihet reagimi i Bushatit, pasi ai nuk ndodhej në sallë gjatë këtij momenti.

Të fundit