Flash News

KRYESORE

Kjo është gjyqtarja që firmosi arrestimin e djalit të deputetit, një vit më parë liroi nga burgu Genc Tafilin dhe u procedua nga KLD

Kjo është gjyqtarja që firmosi arrestimin e djalit të

Ditën e sotme u vu nën pranga Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Me urdhër të Prokurorisë, Gjykata e Krujës mori masën e sigurisë ndaj 24-vjeçarit ‘arrest me burg’, vetëm për veprën penale të ‘Përndjekjes’ së ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku, një rast i denoncuar nga dëshmia e ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu.

Por, kush është gjyqtarja që ekzekutoi vendimin për arrestimin e djalit të deputetit të PS në Krujë?

Bëhet fjalë për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Emri i saj nuk është i panjohur, pasi një vit më parë, në muajin nëntor, u përfol sa i takon lirimit të Genci Tafilit, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari, si dhe më vonë të Ilir Pajës.

Për rastin e lirimit të Genc Tafilit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi një procedurë verifikimi nga ana e KLD-së për gjyqtaren.

Ajo rezulton se është proceduar nga KLD-ja edhe më parë me vërejtje për largim nga detyra.

Bëhet fjalë për mbledhjen e datës 15 prill të vitit 2014, ku ministri i Drejtësisë i asaj kohe, Nasip Naço, kishte kërkuar fillimisht shkarkimin e gjyqtares dhe largimin e saj nga trupa gjyqësore.

Por më pas, gjatë mbledhjes që u zhvillua me dyer të mbyllura, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i dha një masë paralajmëruese.

Të fundit