Flash News

KRYESORE

Kjo është këngëtarja shqiptare që premton shumë, bashkëpunim me producentë të Michael Jackson, Eminem dhe Nicki Minaj

Muazana Golja është aktore dhe këngëtare me origjinë shqiptare që po ndërton një karrierë të suksesshme në Kanada dhe në Amerikën e Veriut. 21 vjeçarja e cila njihet si Ana Golja, ka lindur në Ontario të Kanadasë pasi prindërit e saj u larguan nga Shqipëria në vitin 1991, me rrëzimin e regjimit komunist. Ana ka patur role në katër filma të prodhuara në Kanada, ku veçohet “Full Out” dhe “Love On Ice”, si dhe është shfaqur në dhjetëra shfaqe televizive, ku ndër më të suksesshmit është ‘Degrassi: Next Class’. Ajo është nominuar në çmimet “Gemini” për rolin në filmin ‘Full Out’. Karriera e saj muzikore nis me "Feel So Good", kolonë zanore e filmit ‘Full Out’. Kënga është prodhuar nga producenti Roy "Royalty" Hamilton, i cili në të kaluarën ka punuar me gjigantë të muzikës botërore si Michael Jackson (Shout) apo Britney Spears (Boom Boom). Ana sapo ka publikuar albumin e saj të parë të titulluar “Epilogue”, për të cilin ka punuar me dy ekipe të ndryshme. Disa prej këngëve janë shkruar nga Brett Ryan Kruger dhe Justin Tyler (Bashkëpunëtor të Eminem, Kanye West, Nicki Minaj), ndërsa pjesa tjetër nga The Kuya Brothers (Bashkëpunëtor të Alessia Cara, JRDN), raporton Politiko.al. Ndonëse ka lindur në Kanada, Ana flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe është e lidhur me komunitetin shqiptar në këtë shtet. Ajo ka qenë së fundmi pjesë e aktivitetit të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kanadanë. Për këngëtaren me origjinë shqiptare është publikuar një artikull edhe nga gjiganti kanadez ‘CBC Music’./Politiko.al      

Të fundit