Flash News

KRYESORE

Kjo është makina e grabitur në Korçë, policia jep 2 milion lekë kush jep informacion për autorët

Policia e Korçës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbular autorët të cilët dhunun dhe i grabitën makinën një 35-vjeçari mbrëmjen e djeshme.

Policia ka vënë në dispozicion shumën prej 2 milion lekësh, për çdo shtetas që mund të japë informacion të saktë mbi autorët dhe vendodhjen e mjeti të grabitur.

Gjithashtu është publikuar edhe foto e makinës së grabitur.

Njoftimi

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lek të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendodhjen e mjetit apo identitetin e personave.

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291.

 

Të fundit