Flash News

KRYESORE

Kjo është ministrja e re e Shqipërisë që ka mbajtur poste drejtuese në Mozambik, Bolivi dhe Ekuador

Kjo është ministrja e re e Shqipërisë që ka mbajtur

Ministrat e rinj u prezantuan dje për herë të parë në Parlament, në sesionin e ri, ku nuk i shpëtuan kritikave të opozitës. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngriti disa herë pyetjen se kush ishin zonjat që qëndronin ulur në karriget e ministrit dhe nëse dikush i njihte ato.

Për shumë prej ministreve të reja, informacionet janë të pakta dhe burimi kryesor mbetet faqja e Kryeministrisë.

Anila Denaj është ministrja e re e Financave dhe për ata që njohin konsiderohet një zonjë me kapacitete shumë të mira në fushën e ekonomisë dhe të financave, ndërkohë që pritet të provohet edhe si figurë politike.

Sipas CV-së, Denaj ka drejtuar disa banka në Afrikë dhe Amerikën Latine. Ajo ka punuar për 12 vjet në ProCredit Holding Gmbh/ IPC Consulting Gmbh, duke mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në bankat e Grupit ProCredit në: Salvador, Bolivi, Ekuador, Rumani dhe Mozambik.

Në shtator 2018, znj. Denaj u emërua Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FSDKSH) në Shqipëri.

Të fundit