Flash News

KRYESORE

Kjo është partia që mori më pak vota në Shqipëri, nuk e mbështetën as familjarët e kandidatëve

Kjo është partia që mori më pak vota në Shqipëri,

Tashmë që është mbyllur procesi i numërimit të votave, mund të shihet jo vetëm mbështetja për partitë kryesore, por edhe partitë inekzistente që ekzistojnë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të KQZ-së, partia më pak e votuar në rang vendi është Aleanca Arbnore Kombëtare. AAK ka marrë vetëm 350 vota në të gjithë Shqipërinë dhe nga një llogaritje e thjeshtë rezulton se 144 kandidatët e kësaj partie nuk i kanë votuar as familjet e tyre.

AAK ka për kryetar Gjet Ndojin dhe në 2013-ën ka qenë në aleancë me Partinë Socialiste. Parti të tjera që kanë marrë vota të papërfillshme janë: Aleanca Demokratike- 526 vota; Aleanca Demokristiane- 746 vota; Bashkimi Demokristian Shqiptar 901vota.

Të fundit