Flash News

KRYESORE

“Kjo është rruga që kam zgjedhur”, Fatmir Xhafaj reagon për herë të parë pas dëshmisë së Albert Velisë

“Kjo është rruga që kam zgjedhur”, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj reagon për herë të parë pas publikimit të dëshmisë së ‘bashkëpunëtorit X’ , tashmë me zë dhe figurë, i identifikuar si Albert Veliu nga Vlora.

Në një prononcim për gazetarët, lidhur me një takim mes tij dhe ambasadores gjermane në Tiranë, Susanne Schütz për njësinë e Task-Forcës në Policinë e Shtetit, Xhafaj ka komentuar dëshminë e Velisë, i cili konfirmonte bisedën komprometuese me vëllain e tij, Agron Xhafaj.

“Këtu jemi në vendin e task forcës speciale, atje jemi në vendin e sajesave dixhitale. Detyra ime është të punoj për policinë speciale, detyra e tyre është për qytetarin dixhital të tyre, unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata rrugën e tyre, për mua e rëndësishme është të bëj detyrën”, u shpreh Xhafaj dhe më pas u largua, bashkë me ambasadoren gjermane.

Ministri foli edhe për marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë sa i takon njësisë së task-forcës anti-skifter.

“Folëm për Taks-forcën anti-skifter që punon në Shqipëri dhe territorin gjerman. Po theksojmë mbështetjen po i ofron Gjermania policisë në luftën kundër krimit të organizuar. Mbështetja gjermane ka ardhur jo vetëm me këshilla, por asistencë konkrete në hartimin e këtij plani. Kemi disa çështje në proces hetimi policor të përbashkët, janë çështje shumë të ndjeshme për publikun shqiptar. Shpresoj që marrëdhëniet do jenë model edhe për vendet e tjera”, u shpreh ministri.

 

Të fundit