Flash News

KRYESORE

“Kjo nuk është një shaka, qëndroni në shtëpi”, i njohuri i Bebe Rexhës ndërron jetë nga koronavirusi

Njësoj si shumë personazhe të njohur, edhe Bebe Rexha ka postuar vazhdimisht mesazhe ndërgjegjësimi për njerëzit që të rrinë të karantinuar dhe të bëjnë kujdes.

Bebe Rexha, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se ka humbur një nga të njohurit e saj. Shkak për vdekjen e tij është bërë Koronavirusi, ndaj këngëtarja ka një mesazh për të gjithë.

“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga Koronavirusi në moshën 45-vjeçare. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutem,” ka shkruar Bebe.

Të fundit