Flash News

KRYESORE

“Kjo nuk është punë partish”, Basha takon banorët e kompleksit 12-katësh të dëmtuar nga tërmeti në Durrës

“Kjo nuk është punë partish”, Basha takon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej komplekseve të dëmtuar nga tërmeti.

Duke iu përgjigjur kërkesës së banorëve për të marrë masa, Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues. “Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të certifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen. Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve të revoltuar nga mungesa e vëmendjes shtetërore”, tha Basha,

“Ka hotele që janë të gatshëm të të strehojnë pa asnjë kosto, këtë e di personalisht. Por nuk mund të shkosh të strehohesh aty, sepse del që nuk je regjistruar fare pastaj. Duhet patjetër që të jesh i regjistruar në hotelet qe të çon bashkia...”- Që hoteli të përfitojë nga paratë që i jep qeveria pastaj”-shtoi Basha.

Të fundit