Flash News

KRYESORE

“Kjo nuk quhet më lagje, por geto”, deputeti socialist del publikisht kundër Veliajt: Braçe ka të drejtë

“Kjo nuk quhet më lagje, por geto”, deputeti socialist del

Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi kryebashkiakun Erion Veliaj pasi sipas tij, ai kishte dhënë leje për ndërtimin e një 12 katëshi, ngjitur me pallatin ku jetonte, duke i bllokuar pamjen.

Pasi përmendi emrat e ndërtuese, Braçe i drejtoi edhe disa pyetje kryebashkiakut: “Ej, a e ke pare territorin ku ke dhëne ketë lejen? A e ke pare çfarë dendësie ka këtu- pallati im 13 kate, ai ne krah dyfish me i madh po 13 kate, përballe 14 kate, ai i bardhi 13, Samiri i lindjes 18, Samiri i perëndimit 22, ngjitur me te 9 dhe 11 kate te tjera? Ku do jetojmë o Lal? Do thithim ajër apo aromën e njeri tjetrit?”.

Referuar akuzave të Braçes ndaj Veliaj, ka folur edhe deputetit socialist i Tiranës, Evin Bushati. I ftuar në ‘Fax News’, ai u shpreh se është një shqetësim i drejtë i deputetit socialist Braçe dhe beson se bashkia do i kthejë përgjigje, por Bushati tha se nuk është një profesionist apo përfaqësues i bashkisë për të dhënë një përgjigje për këtë çështje pasi do duhet të flasin instancat.

“Kjo është një çështje që duhet parë nga instancat shtetërore dhe ato lokale, nuk kam hyrë as ta lexoj dhe nuk mund të jap një përgjigje, por bashkia do japë përgjigjen e saj, ka një shqetësim të drejtë që e ka ngritur një deputet që gjithmonë ngre probleme të shoqërisë dhe Shqipërisë, bashkia kam përshtypjen do ketë përgjigjen e saj, por unë nuk jam përfaqësues i bashkisë për të dhënë një përgjigje”, ka pohuar Bushati.

Të fundit