Flash News

KRYESORE

“Kjo qeveri shikon vetëm ERTV, njësoj si Iraku i Sadam Huesinit”- deklarata e deputeteit të LSI-së

“Kjo qeveri shikon vetëm ERTV, njësoj si Iraku i Sadam

Në lidhje me deklaratat e Agjencia France Press se droga po minon integrimin e Shqipërisë ne Evropë,  ka reaguar dhe  kreu i grupit Parlamentar  të LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili e krahason kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij me Irakun dhe qeverinë e Sadam Huesinit.  Sipas tij droga, krimi i organizuar dhe dhe pushteti me në krye ramin janë bërë njësh me njëri-tjetrin, gjë e cila konfirmohet nga të gjitha mediet me autoritet botëror.

Statusi i plotë:

 AFP foli, Ali Kimiku- kryeminister i Shqiperise nuk degjon nga veshet.

AFP- Agjencia France Press thote qarte se droga po minon integrimin evropian te Shqiperise.

Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit jane bere njesh me njeri-tjetrin.

Kete e thote e gjithe media me autoritare e botes.

Po kjo qeveri sheh vetem ERTV,njelloj si Iraku i Sadam Huesinit, qe fliste me gjuhen e Ali Kimikut ministrit te propagandes, qe thoshte se Sadami po fitonte luften nderkohe qe ushtaret clirimtare amerikane po e arrestonin.

Ne e kemi Ali Kimikun tone ai eshte kryeministri dhe ERTV.

AFP megjithese ka nje autoritet boteror te jashtezakonshem po rrezikon shume qe Ali Kimiku -kryeminister i kazanit te droges, ta shpalle edhe AFP si media kazani.

Të fundit