Flash News

KRYESORE

KKT firmos lejen, një resort i ri pritet të ndërtohet në Himarë; kompania fituese

KKT firmos lejen, një resort i ri pritet të ndërtohet në

Në Himarë do të ndërtohet një resort i ri turistik. Në mbeldhjen e mbajtur një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit.

“Leje Zhvillimi për objektin: “Resorti Turistik “Coast to Coast”, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k”, thuhet në vendim.

Shoqëria ‘Gjikuria’ nuk është një emër i panjohur. Në një mbledhje të pak javëve më parë, qeveria vendosi ‘miratimin e bonusit prej 6% (gjashtë për qind) të pikëve, që i jepet shoqërisë “Gjikuria”, sh.p.k. për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rrugës “Porti i jahteve – bay-pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)’.

Pikërisht ky bonus e bën kompaninë në fjalë favoritet për të fituar ndërtimin e rrugës në fjalë.

Të fundit